Prokuroria në Korçë ka përfunduar hetimet për vrasjen e ndodhur në 20 shtator në një prej lokaleve në qendër të qytetit ku mbeti i vrarë Fabio Hila.
Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në gjykatën e Korçës ku do të hetohet nga gjyqtarë të seksionit të të miturve. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Pogradec ku Fabio Hila u vra me breshëri plumbash nga bashkëmoshatari i tij Fabian Mucollari ku shkak i sherrit ishte një femer mes dy të rinjve. (J.V/Shuplaka)