Aplikimi për kreditë e buta në zyrat e Bashkisë së Tiranë, ka përfunduar këtë të enjte në orën 16:00.
Fluksi i aplikimeve ka qenë shumë i lartë ditët e fundit në zyrat e bashkisë ku janë regjistruar mbi 2 mijë aplikues.
Bashkia e Tiranës synon që brenda qershorit të miratojë listat dhe të dalin përfituesit e parë.
Bashkia këtë vit lehtëson kredinë për 1 mijë familje, skemë kjo e cila pritet të vijojë edhe në vitet pasuese nisur nga kërkesa e lartë e qytetarëve por edhe interesi ekonomik për kryeqytetin pasi shuma të mëdha parash injektohen në ekonominë lokale. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post