Ka përfunduar afati prej 30 minutash që minatorët i kanë vendosur qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.
Minatorët janë duke kërkuar rrogat e prapambetura dhe statusin e minatorit. Minatorët kanë ardhur nga i gjithë vendi.
Në mbështetje të minatorëve ka shkuar dhe kryetari i minatorëve të Munellës, Gëzim Kalaja. Kalaja ka thënë se minatorët nuk kërkojnë karrige për pushtet por bukën e gojës.
Kalaja ka thënë se në rast se nuk ka reagim, atëherë një protestë e dytë më e madhe në 5 prill do mbahet para Kryeministrisë.
“Protesta e minatorëve nuk është politike. Nuk duam karrige dhe pushtet por bukë. Nëse s’ka reagim, në 5 prill do ketë protestë të dytë. Qeveria të tregohet e vëmendshme ndaj minatorëve.“,-ka thënë Kalaja.
Ndërsa minatorët janë shprehur se janë mashtruar nga kompania private dhe se nuk ka patur reagim nga qeveria.
Minatorët po presin dhe disa minuta. Ata kanë paralajmëruar se do ndahen në tre fronte.
(F.G/Faxweb.al)