Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33 në zonën e “Astirit”. Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishen 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh.
IKMT shprehet se janë bërë gati dëmshpërblimet, një pjesë e të cilave të tërhequra nga banorët.
Prej mëngjesit të sotëm ka pasur një përplasje të dhunshme në zonën e Astirit, mes banorëve që janë në mbrojtje të banesave të tyre, dhe punonjësve të policisë, që po mbështesin aksionin e IKMT-së për prishjen e godinave.
Sipas informacioni zyrtar të dhënë nga spitali i Traumës, kanë qenë 12 persona që kanë marrë mjekim, 7 prej të cilëve qytetarë dhe 5 të tjerë punonjës të policisë.
Faxweb, ka siguruar dhe emrat e banorëve që janë të lënduar, kryesisht gra dhe të moshuar, çka tregon se aksioni i policisë nuk ka qenë aspak në drejtim të më të fortëve.
Personat që kanë marrë mjekim te Trauma janë:
Isuf gjata 80 vjec,
Artur Muja 43,
Gentjan Alla 36,
Çerçiz Jace 74,
Adelina shehu 46,
Dhurata shehu 69
Lindita Protoduari
Burime bëjnë me dije se numri i të lënduarve në radhët e policisë ka qenë më i madh, por një pjesë e tyre nuk janë paraqitur fare në spital për të marrë mjekim.