Sapo ka përfunduar mbledhja Asamablesë së pedagogëve nga fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Ata kanë dalë në një deklaratë të përbashkët në të cilën janë listuar 6 pika në lidhje me hapat e radhës dhe qëndrimet që do të mbajnë pedagogët për situatën në të cilën ndodhet arsimi i lartë publik në vend.
Ndër pikat për të cilat ata kanë rënë dakort përfshihet, krijimi i një grupi pune për hartimin e një ligji, rikonfirmimi i mbështetjes së tyre për kërkesat e studentëve, ftesa ndaj trupës akademike të Universitetit të Tiranës për një angazhim sindikalist, kërkesa për një debat publik në Komisionin e Medias etj.
6 pikat për të cilat kanë rënë dakort pedagogët pjesmarrës në Asamble:
- Ju kërkojmë asmablevetë tjera që të analizojnë situatën
- U kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë një qëndrim
- Ftojmë trupën akademike të Universitetit të Tiranës drejt angazhimit sindikalist
- Krijimi i një grupi pune për hartimin e një ligji
- Rikonfirmojmë mbështetjen për kërkesat e studentëve.
- Kërkojmë debat në Komisionin e Medias
Kujtojmë se në mbledhjen e sotme gjatë fjalës së tij pedagogu Mark Marku u shpreh se takimi me ministren Besa Shahini ishte dicka pa rezultat.
Sipas tij ministrja nuk shfaqi asnjë interes dhe nuk shprehu asnujë qëndrim për kërkesat e studentëve dhe pedagogëve.
Ai tha se pedagogërt duhet të jenë të përqëndruar tek mungesa e reagimit për kërkesate tyre.
Gjatë punimeve të Asamblesë foli edhe pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i cili u shpreh se pedagogët operojnë në një terren ku dhunohen pedagogët.
Goci tha ndër të tjera: “Ne nuk dimë se si menaxhohet UT, nëse janë emëruar të rinjë apo jo. Nëse po, si janë emëruar? Paratë tona janë shpërdoruar, dhe jemi në situatën ku nuk dimë cfarë bëhët me të ardhurat tona, askush nuk mban përgjegjësi për këtë dhe madje na e shesin reformën si dicka e mirë”.
Sipas tij qeveria ka tendencë për ta goditur universitetin, dhe kjo ka nisur prej 10 vjetësh.
“Ne nuk kemi akses në mënaxhimin e universitetit dhe na u desh një studim ndërkomëtar për të kuptuar abuzimet që janë bërë. Propozoj që të shpallet një grevë e përgjithshme që të krijohet një bllok për të krijuar grupe punë për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë dhe rishkrimin e një ligji të ri”.
Lidhur me qëndrimin për të hyrë në një grevë pa afat nuk është vendosur një qëndrim zyrtar nga anëtarët e samblesë dicka e cila pritet për t’u parë gjatë diëve në vijim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)