18:55 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përfundon dita e dytë e gjykimit në Hagë, mbrojtja hedh poshtë akuzat e prokurorisë

18:50 | 04/04/2023
në Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse, teksa më 5 prill pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit.

Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Më poshtë mund të gjeni të përmbledhur ditën e dytë të gjykimit:

  • Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ka pasur fuqi komanduese mbi UÇK-në, e as nuk ka ushtruar pushtet efektiv si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme
  • Mbrojtja e Kadri Veselit tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë e dëshmitarë që e lidh me krimet e pretenduara në aktakuzë
  • Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar
  • Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm.
  • Thaçi tha se ky gjykim ka shfajësuar atë, UÇK-në dhe popullin e Kosovës me pretendimet për trafikim organesh
  • Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por “nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij

Mbrojtja: Në aktakuzë s’ka aludime se Selimi ka urdhëruar ndonjë krim

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, tha se në aktakuzën ndaj klientit të tij nuk ka asnjë aludim se ai ka urdhëruar ndonjë prej krimeve të pretenduara.

Gjatë deklaratës hyrëse, ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar po mundohet ta bëjë Selimin pjesë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

“Në aktakuzë nuk ka aludime që Selimi ka urdhëruar ndonjë krim”, tha Roberts.

“Provat nuk dëshmojnë se Selimi ka kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal”, shtoi ai.

Mbrojtja e Veselit thotë se ndaj tij nuk ka prova për krimet e pretenduara

Përderisa ekipet mbrojtëse po vazhdojnë deklaratat e tyre hyrëse, ne po ju sjellim një pjesë të deklaratës hyrëse të Ben Emmerson, avokatit të të pandehurit, Kadri Veseli.

Ai tha se ndaj klientit të tij nuk ka prova për krimet që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngarkuar ndaj Veselit. /REL

Pas

Zgjedhjet e 14 majit janë pranë, Rama takon mësuesit: Ata në shkollat e mesme do kenë një pagë 106 mijë lekë

Para

Në prag zgjedhjesh lokale, Yuri Kim thirrje qeverisë: Të merren masa! Lista e kandidatëve duhet të jetë e pastër

Para
Në prag zgjedhjesh lokale, Yuri Kim thirrje qeverisë: Të merren masa! Lista e kandidatëve duhet të jetë e pastër

Në prag zgjedhjesh lokale, Yuri Kim thirrje qeverisë: Të merren masa! Lista e kandidatëve duhet të jetë e pastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.