Ekspertiza mjeko ligjore ndaj Aldi Ramës ka përfunduar që prej mesditës. Sipas të dhënave mësohet se ajo ka zgjatur prej gati dy orësh. Ndërkohë janë duke vijuar procedurat pëe plotësimin e formularit, ku mjekësia ligjore do të dal në përfundim zyrtar. Ndërkohë burime bëjnë me dije se sipas ekspertizës, të riut i ka shkaktuar plagë një plumb qe ka marrë në kokë nga krahu i tij i djathtë.
Plumbi ka përshkruar koken e të riut, ku mjeket e traumës nuk kanë kryer operacuon për nxjerrjen e tij, pasi nuk ka pasur predhë brenda. Por plaga e madhe dhe humbja e gjakut i shkatoi edhe vdekjen 21 vjeçarit rreth ores 05:35. Ndërkohë në morgun e tiranës vijon të jetë trupi i pajetë i të riut, ndërsa pranë tij nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve për ta tërhequr.
Discussion about this post