13:25 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Përfundon epoka e Angela Merkel/ Presidenti gjerman i jep certifikatën e lirimit nga detyra

08:55 | 27/10/2021
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon epoka e Angela Merkel/ Presidenti gjerman i jep certifikatën e lirimit nga detyra

Me falënderime dhe lëvdata, Presidenti gjerman Steinmeier, e liroi nga detyra qeverinë Merkel. Periudha e qeverisjes suaj ishte brujtëse për imazhin e Gjermanisë në botë, i tha presidenti kancelares.

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite. Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj.

Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i saj përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës.

Pandemia e koronës dhe polarizimi si probleme

“Të thuash se legjislatura e mëparshme ishte ‘sfidë’ për qeverinë, kjo nuk i afrohet të vërtetës mbi detyrat që duheshin kryer,” tha Steinmeier duke pasur parasysh sfidën e përballimit të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, demokracia kërkon “një ekuilibër të vazhdueshëm interesash”. Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.

Steinmeier e lëvdoi në mënyrë të veçantë edhe punën e Merkelit në 16 vitet e qeverisjes së saj. Kancelaria juaj ishte “mbrojtëse për vendin tonë të ribashkuar dhe për imazhin e vendit tonë në botë” dhe ishte “mbrojtëse edhe për një brez të tërë të rejash dhe të rinjsh, për të cilët ju jeni shembull i një forme të re, shumë unike të udhëheqjes”, theksoi Steinmeier.

Kriza të shumta

Ishte një kohë “që nuk vuante nga mungesa e krizave”, tha Steinmeier, duke iu referuar krizës financiare dhe ekonomike, krizës së euros, më pas krizës së refugjatëve dhe migracionit dhe në fund krizës së koronavirusit. Ai tha se qeverisja e kancelares kishte sjellë “respektin, vlerësimin dhe madje edhe simpatinë për vendin tonë”, në Evropë dhe në botë.

“Por, mbi të gjitha, ju fituat besimin e qytetarëve të vendit tonë”, theksoi presidenti federal. “Vendimet tuaja përçonin siguri dhe përkushtim.” Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, “në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë” dhe rolin e saj si “ndërmjetëse” në Bashkimin Evropian./DW

Pas

ISIS rikthehet në aksion, vret 11 njerëz dhe plagos 13 të tjerë në këtë shtet

Para

Nga numri me fat te gjërat që urren me shpirt, gjithçka që nuk e dinit për Akrepin do e mësoni këtu

Para
Nga numri me fat te gjërat që urren me shpirt, gjithçka që nuk e dinit për Akrepin do e mësoni këtu

Nga numri me fat te gjërat që urren me shpirt, gjithçka që nuk e dinit për Akrepin do e mësoni këtu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/Sekuestrohen pasuri luksoze të një shtetasi të dënuar në Itali për prostitucion

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.