Skënderbeu ka bërë një ndeshje të madhe natën e sotme ndaj ukrainasve të Dinamo Kievit në “Elbasan Arena” ku I ka mposhtur ukrainasit me rezultatin 3-2. Kështu ekipi korçarë është hakmarrë për humbjen e shkaktuar në Kiev nga ukrainasit ku u mposhtën 3-1.
Kanë qenë në fillim ukrainasit ata që kanë shënuar që në minutën e 15-të por vetëm pas 2 minutave Sabjen Lilaj ka barazuar rezultatin me një gol mjaft të bukur.
Në pjesën e dytë ka qenë sulmuesi Xhejms Adenij i cili ka shënuar për Skënderbeun duke e çuar rezultatin në 2-1.
Për golin e tretë ka menduar i zakonshmi Ali Soue i cili pas një pasimi nga Gavazaj kalon portierin dhe shënon. Dinamo Kievit ka ngushtuar në fund diferencën me anë të Rosyn.
Skënderbeu nuk ka mundësi që të kualifikohet për më tej edhe pse arriti një fitore madhështore me Dinamon e Kievit. Korçarët aktualisht janë të tretët me 5 pikë, por Partizani i Beogradit fitoi me Jang Bojsin 2-1 dhe është i dyti me tetë pikë. Serbët favorizohen nga ndeshjet direkte.
(B.H/Faxweb)