Ka përfunduar intervistimi i 5 kandidatëve të tjerë të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nuk është paraqitur prokurori Dritan Prençi, për të cilin KLP nuk ka patur gati materialet e vlerësimit dhe në vend të tij është thirrur Behar Dibra.
Janë pyetur gjithashtu edhe Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Dorina Bejko dhe kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit është pyetur për çështjen e ish-drejtorit të burgjeve, Artur Zoto, i cili ka marrë pafajësinë në Apel.
Lidhur me të, Imeraj është shprehur se ka respektuar ligjin dhe do të vepronte po njëlloj edhe tani. E pyetur se çfarë do bënte më shumë në SPAK, ka deklaruar se rezultatet do të jenë më të mira pasi do kenë edhe Byronë e Hetimit dhe kushte më të mira për të luftuar.
Discussion about this post