Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s ka mbyllur punimet dhe delegacionet e të gjithave vendeve janë larguar nga Shqipëria.
Policia kështu ka përmbyllur edhe detyrën e saj, për të garantuar sigurinë e delegacioneve të vendeve të ndryshme të NATO-s.
Në këtë detyrë, morën pjesë punonjësit e Policisë së Tiranës, Policisë Rrugore, të FLO-së, Policisë Kufitare Rinas dhe Agjentëve të Antiterrorit.
DETAJET E POLICISË
Një tjetër detyrë e përmbushur me sukses nga Policia e Shtetit.
Bashkëpunim i shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë Ushtarake dhe Agjencive ligjzbatuese e inteligjente.
Ka përfunduar me sukses punimet “Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s” dhe janë larguar nga vendi jonë të gjitha delegacionet që morën pjesë në këtë konferencë e cila u zhvillua për dy ditë me radhë, në Tiranë.
Profesionalizëm dhe performancë e lartë e Punonjësve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të FLO-së, Policisë Rrugore, Policisë Kufitare Rinas dhe Agjentëve të Antiterrorit, gjatë shërbimit për garantimin e rendit dhe sigurisë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2791″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]