14:36 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

14:02 | 23/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

Ushtarakë të lartë nga Shqipëria, Kosova dhe nga disa vende të tjera, si dhe civilë profesionistë nga institucionet të ndryshme të sigurisë në vend përfunduan me sukses Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes që zhvillohet pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ushtarakë të lartë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Italia, Turqia si dhe civilë profesionistë nga institucionet të ndryshme të sigurisë në vend përfunduan me sukses Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes që zhvillohet pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Në ceremoninë e përfundimit të këtij kursi dhe diplomimit të pjesëmarrësve morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Arben Kingji, komandantë të forcave, ambasadorë, atashe ushtarakë, familjarë të kursantëve, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes i uroi suksese kursantëve të sapodiplomuar dhe shprehu kënaqësinë që vit pas viti, ky kurs jo vetëm po zgjeron hartën e pjesëmarrësve, por po bëhet më praktik duke realizuar vizita studimore dhe njohëse në institucione prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Jam veçanërisht i kënaqur që KLSM nuk ka mbetur vetëm brenda auditorëve. Vizitat studimore në institucione të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, i kanë dhënë kursit një dimension praktik dhe një qasje holistike për realitetet komplekse me të cilat përballen sigurinë ditët e sotme”, tha ai.

Më tej, ministri Vengu nënvizoi prioritetet e qeverisë për FA më moderne dhe ushtarakë të mirëtrajnuar dhe mirëstërvitur.

“Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë është pjesë e vizionit tonë më të gjerë për një ushtri moderne, të aftë dhe të integruar. Në kuadër të reformimit të arsimit ushtarak dhe ristrukturimit të Forcave të Armatosura, Kolegji Mbrojtjes dhe Sigurisë do të konsolidohet si institucioni kyç i edukimit profesional në çdo hallkë të hierarkisë së FA. Përfitoj nga rasti të përsëris angazhimin tonë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe iniciativën e fundit për të lidhur Kolegjin tonë me Kolegjin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë’, tha ai.

KLSM ka si qëllim aftësimin e ushtarakëve dhe civilëve të niveleve strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë së vendit dhe atyre analoge të vendeve të tjera.

Pas

Mes tensioneve, SHBA dhe Irani rinisin raundin e pestë të bisedimeve bërthamore në Romë

Para

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Para
Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

 



Të Fundit

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Gjashtë të vdekur në Rripin e Gazës, mes tyre dy të mitur, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Operacioni “Ura”/ Berisha thirrje Trumpit: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!

Irani: Raundi i pestë i bisedimeve me SHBA-në është më profesionali deri tani

Rrjeti i falsifikimeve bie në rrjetë: 4 laboratorë, dhjetëra vula dhe 50 mijë euro të kapura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.