16:32 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfundon mbledhja e aleatëve në selinë blu/ Basha i kthen reston Ramës, i shkruan letër

12:35 | 23/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjidhje krizës politike në vend, zbulohet draft-marrëveshja: Opozita kërkon rikthimin në Parlament

Ka përfunduar mbledhja e aleatëve të opozitës në selinë e Partisë Demokratike, ku është diskutuar lidhur me ecurinë e protestave, dhe qëndrimeve të mëtejshme të tyre.

Në fund të takimit kreu i PD-së Basha nuk ka dhënë një prononcim për gazetarët, ndërsa bëhet e ditur se ai do ti kthejë përgjigje letrës së kryeministrit Rama, me një letër tjetër. Letra do të bëhet publike dhe për qytetarët në orët e ardhshme.

E vetmja që foli në fund të mbledhjes së aleatëve ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se protesta e 25 Majit do të jetë më e madhja qe opozita ka mbajtur, dhe më e qëndrueshmja.

Letra publike qe shkroi dje Edi Rama per Bashen

Zoti Kryetar,

Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve: Dialogut!

Unë sigurisht, s’kam asnjë mirëkuptim për rrugën e zgjedhur prej Jush, qyshse braktisët marrëveshjen pozitive të 17 majit 2017 dhe vendosët ta nxirrnit grupimin Tuaj, plotësisht jashtë shinave të shtruara në atë marrëveshje. S’kam se si ta mirëkuptoj as gjuhën e urrejtjes, as djegien e mandateve, as dhunën e frymëzuar e organizuar prej Jush, prej së cilës nuk jeni distancuar asnjëherë; për të cilën jeni akuzuar botërisht, me emër e me mbiemër, nga partnerët e miqtë e pazëvendësueshëm të Shqipërisë dhe si pasojë e së cilës sot, një numër jo i vogël ndjekësish Tuajt gjenden në duart e drejtësisë. S’kam si të mirëkuptoj kurrësesi, as bojkotin e paprecendentë të zgjedhjeve dhe lëre pastaj, shantazhin mbi vendin e mbi qytetarët e këtij vendi, se Ju nuk do t’i lini ata të votojnë në 30 qershor.

Por mungesa e plotë e mundësive të mia për të mirëkuptuar gjithë sa më lart, nuk më pengon, përkundrazi, më detyron t’Ju drejtoj publikisht, këtë herë me shkrim, ftesën për t’u ulur pa humbur kohë në Tryezën e Dialogut. Dialogun s’mund ta pengojnë assesi, qoftë pozicioni Juaj ekstrem në lidhje me zgjedhjet vendore, qoftë pamundësia ime ekstreme në lidhje me datën kushtetuese të zgjedhjeve.

Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor dhe që të jemi të qartë mes nesh, zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen. Por Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut.

Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar. Shumica dërrmuese e tyre, përfshirë edhe shumicën e atyre që si zgjedhës të pakicës, s’kanë votuar e s’kanë ndërmend të votojnë ndonjëherë për mua dhe qeverinë që drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptarëve dhe dëmtim të Shqipërisë, për shkakun tonë. Aq më pak duan çka Ju po u ofroni sot, në një rrugë ku, të kuptohemi, nuk është fare halli im se do shkoni keq e më keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vetë janë të humbur dhe ku askush nuk del i fituar.

Me shpresën e vobektë se ftesa ime do të merret parasysh dhe me urimin, që përveç fjalive propagandistike, të marr mbrapsht edhe përgjigjen pozitive për këtë ftesë, Ju lutem zoti Kryetar të pranoni shprehjen e dëshirës sime të sinqertë për shëndet të patrazuar, për Ju personalisht dhe familjen Tuaj.

Edi Rama

22 Maj, 2019

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: basha do i pergjigjet me leter ramesbasha-ramaperfundon mbledhja e aleateve
Pas

‘Protestat e minatorëve, Kalaja: Do kemi kërkesa të reja, komisioni parlamentar i ekonomisë të shqyrtojë grupet e interesit

Para

KQZ nxjerr tërësisht jashtë loje PD-në dhe LSI-në, nuk pranon kërkesën për KZAZ

Para
Akuzat ndaj PD për para të padeklaruara të përdorura për lobim, reagon për herë të parë KQZ

KQZ nxjerr tërësisht jashtë loje PD-në dhe LSI-në, nuk pranon kërkesën për KZAZ

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.