Ka përfunduar takimi i aleatëve në selinë blu me kreun e PD-së Lulzim Basha, ndërsa në komunikimin për mediat Dashamir Shehi tha se do të ketë protesta në të gjithë vendin.
Kreu i LZHK-së tha se kjo javë do të jetë me protesta në të gjithë vendin, dhe opozita do të ndjekë çdo rrugë ligjore për bllokimin e zgjedhjeve.
“Këto janë zgjedhje që ne nuk i njohim, janë zgjedhjet e Edi Ramës, ne do të ndjekim dekretin e presidentit Meta. Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë junt që është e vendosur, ne nuk do ti njohim zgjedhjetm, në 30 Qershor s’mund të ketë votime. Do të ketë demostrata, çdo gjë do të jetë sipas ligjeve, rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe”, u shpreh Shehi.
Derimë tani kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk është shprehur për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërsa protesta e sotme do të jetë në Shijak, ku Rama do të prezantojë kandidatin për kryetar Bashkie, Enton Arbana, i cili ka qenë pjesë e përgjimeve me Avdylajt.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post