Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë daljes nga kjo mbledhje Sali Berisha është shprehur se nuk duhet t’ia falim Ramës atë që bëri, vendosjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.
“Është e pafalshme ajo që ndodhi. Duhet të vendosim rregulla serioze dhe të ndëshkohen ata që votuan Ruçin. Dje kam dalë kokulur nga salla e Parlamentit. Kam bindjen se votat u shitën dhe aty ka një tradhti”, u shpreh Berisha.
Ndërsa Basha ka theksuar se dënon rrjedhjen e votës në seancë.”Vendimi i grupit ishte për ta votuar kundër. PD dënon rrjedhjen e votës në seancë, është e papranueshme. Vendimi i grupit është për t’u respektuar ne unanimitet. PD dënon edhe manipulimin e PS-së dhe përpjekjen për blerjen e deputetëve të PD në këtë proces votimi”, mësohet të ketë deklaruar Basha. (J.V/Shuplaka)