Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshilit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila ishte thirrur nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe vjen në një kohë kur opozita ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve.
Në këtë mbledhje u vendos unanimisht djegia e mandateve të deputetëve ç’ka i hap rrugë zhvillimeve politike mjaft domethënëse dhe njëherësh të pazakonshme në vend.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për hapat në vijim që do të ndjekë opozita, duke marrë parasyshë se për ditën e nesërme është paralajmëruar edhe një protestë e madhe përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë,
Pak minuta më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi se për shkak të protestës së nesërme është marrë vendimi për ta anuar seancën e ditës së nesërme duke thënë se “Duke pasur parasysh informacionet dhe ruajtjen e integritetit të deputetëve të Kuvendit. Të më mirëkuptojnë për të mos zhvilluar seancën parlamentare më datë 21 shkurt 2019. Nuk gjykoj të udhës që një pjesë e deputetëve të jenë brenda sallës dhe një pjesë jashtë saj.”- u shpreh Ruçi.
Kujtojmë se Basha, ditën e parë pas protestës së 16 shkurtit bëri propozimin e tij për djegien e mandateve të deputetëve ku këta të fundit në mbledhjen e grupit votuan unanimisht pro këtij propozimi.
Gjithashtu kryetari i PD-së, ka zhvilluar një sërë takimesh si brenda forumeve të PD ashtu edhe me aleatët.
Basha ka patur takime të shpeshta edhe me diplomatët e huaj të akredituar në vend me të cilët ka diskutuar rreth situatës politike të krijuar ditët e fundit.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila që pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 është pjesë e opozitës së bashkuar, me një votim unanim të deputetëve të saj ka votuar pro djegies së mandateve
(F.GJ/FAXWEB.AL)