Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS-së pak minuta më parë, nga ku burime bëjnë me dije se Partia Socialiste ka vendosur 59 kandidatë, ndërsa për dy të tjerë, Peqinin dhe Hasin vendimi është shtyrë deri në mbrëmje. Në fjalën e tij para gazetarëve kryeministri Rama është shprehur se:
“Kemi pasur mbledhjen e kryesisë për kandidaturat për 61 bashkitë dhe për të diskutuar për listat përfundimtare për këshillat. Nesër të gjithë të deleguarit do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve të grupeve drejtuese të fushatave dhe më pas do të fillojmë fushatën. Në Peqin kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit që janë cështje qarqesh dhe nuk ka asnjë problem, të deleguarit kanë mandatin.”
Ndërsa nuk është përmbajtur në fund të fjalimit të tij dhe duke përdorur sarkazmën referuar përfundimit të pyetjeve të gazetarëve është shprehur se:
“Kaq ishte e gjitha? Jeni bërë shumë të mirë edhe unë do të bëhem shumë i mirë këtej e tutje.”