Emirjana Sako, do të jetë kandidate për kryetare bashkie në Durrës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së kryesisë.
“U vendos për pjesën më të madhe. PS konkludoi me kandidaturat. Për bashkinë Durrës rikonfirmojmë Emirjana Sakon e cila ka justifikuar punën e saj dhe do jetë kandidate”, u shpreh Gjiknuri.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS u caktuan kandidatët për kryetar bashkie si më poshtë:
Bashkia Durrës: Emirjana Sako
Bashkia Lushnjë: (Diskutim)
Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni
Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu
Bashkia Vora: Blerim Shera
Bashkia Rrogozhina: Edison Memolla