Kreu i Grupit Parlametar të PS-së Taulant Balla ka folur sot pas mbledhjes së kryesisë, ku kjo forcë politike ka vendosur piketat e sesionit të ri parlamentar.
Sipas Ballës fokusi i socialistëve do të jetë te shtimi i anëtarësisë në të gjithë vendit, si dhe tejkalimi i shpifjeve nga ana e PD-së.
Në mbledhje është ngritur një grup strategjik për të organizuar zgjedhjet lokale i drejtuar nga deputetja Blerina Gjylameti. Dhe me anëtarë Bledi Çuçin dhe Taulant Ballën.
Reagimi i Ballës:
PS mblodhi sot kryesinë e cila diskutoi dhe miratoi çështjet e së premtes që do të mblidhet Asambleja Kombëtare. Ajo do të jetë e fokusuar te turi i llogaridhënies për Shqipërinë që duam.
Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah procesit të llogaridhënies të fillojmë një fushatë të re anëtarësimesh në PS, në përgatitje të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.
Fokusi kryesor do të jetë te njerëzit, dhe nuk do të merremi me shpifjet që bëhen tre herë në ditë nga selitë e partive të tjera. Po kjo nuk do të thoitë që nuk do të impenjohemi për një dialog maksimal me opozitën.
(E.K/FAXWEB.AL)