Sapo ka përfunduar mbledhja e opozitës në selinë e PD. Kryetari i PD-së Basha u shpreh për mediat se falenderon të gjithë ata që morën pjesë në protestën e sotme, ndërsa kishte dhe një kërkesë për median që të mos bjerë në kurthin e Ramës për ta cilësuar veprimin e tij si tërheqje, pasi me atë që deklaroi sot tregon se ai është fajtori për atë që ndodhi tek Rruga e Kombit dhe njëkohësisht edhe për të arrestuarit, ku 11 prej tyre mbahen në burg.
Basha nuk kurseu as siatemin e drejtësisë ku deklaroi se kryeprokurorja Arta Marku është kukull e zgjedhur pa vetting, ndërsa gjykata me vendimin për lënien në burg të 11 kuksianëve ka shkelur ligjin sipas tij dhe iu bind urdhrave politik.
Basha sqaroi se protesta që do të përshijë të gjithë vendin do të vazhdojë ditën e martë, ndërsa i bëri thirrje edhe njëherë Ramës që të heqë tërësisht tarifën në Rrugën e Kombit.
“Së pari dua në emër të opozitës të shpreh një falenderim për ata qytetarë që protestuan sot. Së dyti dua të t’i bëj apel medias që të mos bie në grackën e Edi ramës, nuk është tërhequr, ai nuk është tërhequr pasi11 të pafajshëm janë në burg, prandaj duhet t’i bashkohemi thirrjes për lirimin e pengjeve të Edi Ramës, se ata janë pengje të tij. Ai duhet të anulojë taksën, duhet të japë llogari për ata që u rrëmbyen në mesnatë. Për sa kohë nuk e bën dicka të tillë nuk ndalet opozita. Edi Rama nuk është thjeshtë kryeministri por ai që kontrollon dhe komandon policinë e cila iu bind për të terrorizuar banorët kuksianë, ndërsa nuk është në gjendje të kapë Arbër çekajn, as tre shefat e akuzuar për drogë, as Balilin. Prokuroria është politike, prokurore kukull, e vendosur me votat e Edi ramës, është e qartë që peshqit e mëdhenj nuk kapen me të, kjo është e qartë, po pëdoret për terror ndaj shqiptarëve. Së treti gjykatat… ishte një akt i tmerrshëm ajo çfarë u bë dje ku u dhunuan deputetët e opozitës. Gjykata bëri dhe një akt të paligjshëm që la në burg 11 pengjet e Edi Ramës. Taksa e Edi Ramës i shtyu ata në revoltë, për bukën e ngojës. Ata që protestuan sot treguan solidaritet me kuksianët. Janë ngritur dhjetëra e mijëra qytetarë që janë hequr nga ndihma ekonomike, janë ngritur biznesi i vogël që po rrënohet, janë ngritur ata që kanë parë se do tu 5-fishohet taksa e pronës, prandaj opozita ka reaguar sot. I’u kujtoj që duke nisur nga dita e martë, ne në bashkëpunim me fermerët dhe sipërmarrjen e vogël do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë qytetarët dhe protestën që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, tha ai. (B.H/Faxëeb)