Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit të punës të opozitës për diskutimin e pikave të platformës për Reformën Zgjedhore kun ë një deklaratë për mediat nga Oerd Bylykbashi u bënë me dije edhe prioritetet e opozitës.
Sipas Bylykbashit opozita e ka të qartë planin e saj për të siguruar numërim të saktë të votave, ndërkohë ka theksuar se ai është një proces që kërkohet edhe vullnet politik.
“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit. Opozita ka propozime konkrete për Reformën Zgjedhore disa prej të cilave i kemi vendosur që në fillim në tryezën e diskutimeve. Të luftojmë shit-blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Të garantojmë një numërim të besueshëm. Mazhoranca po punon në mënyrë të njëanshme. Zgjedhësit duan të shohin se si komisionerët punojnë. Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme”, tha ndër të tjera Bylykbashi.