Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, pas takimit të grupit parlamentar të PD-së për Reformën Zgjedhore, deklaroi se dy ishin çështjet kryesore që u diskutuan, ajo e shitblerja e votës dhe presioni i administrates.
“Dy çështje kryesore ishin dy simptomat më të rënda, shitblerja e votës dhe presioni i administratës, dhe veç kësaj u raportua dhe për veprimtarinë e nëngrupeve të tjera…
U diskutua dhe drafti publik nga qeveria, dhe në fakt zgjidhjet që janë dhënë besoj që tregon qartësisht seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale, por të propozosh, për shembull për shitblerjet e votave, që na u mjaftokërka me një deklaratë që bën Rama, “O sheshi Skëndërbej, që nuk do vjedh më vota”, kjo është tentativë për të hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
Të adresojnë çështjen e parave të pista në fushatë, duke thënë se do gjobiten ata që marrin para, kjo është tallje më e rëndë, dhe jo seriozitet.
Reformë reale është të diagnostikojë realisht problemet e zgjedhjeve dhe të gjejë zgjidhjen efektive, ndryshe do të ishte tallje.
Thirrja që i bëmë palës tjetër, është t’i rikthehet realitetin, nëse ka dëshirë.
Axhenda jonë është totalisht e orientuar prej dokumentit të Bundestagut… sa kohë që propozimet janë ato më sipër, kjo është qesharake”, deklaroi ai.