Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Rama me koordinatorët e qarkut të Veriut, ku u diskutua lidhje me ndryshimet në administratë, dhe në nivele drejtuese në këto bashki.
Në fundin e mbledhjes Rama nuk preferoi të fliste për gazetarët, duke ia lënë këtë detyrë Senida Mesit dhe Arben Pëllumbit, të cilët u shprehën se në këtë takim nuk ishte diskutuar në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit.
“Këto janë mbledhje rutinë ku diskutohen problematika që lidhen me Bashkitë e re”, u shpreh Senida Mesi, ndërsa u pyet nga gazetarët edhe nëse ajo do të vendoset në vend të Valdrin Pjetrit në krye të Shkodrës.
Mesi tha se kjo gjë nuk është në diskutim, dhe theksoi se fokusi i takimit lidhej me administratën në tërësi.
Në mbledhjen e koordinatorëve të PS-së për Veriun e Shqipërisë u pranua dorëheqja e 4 drejtuesve të administratës të qarkut Shkodër. (Lexo edhe ketu)
“80% e drejtorëve do largohen. Për të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do ketë analizë të buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht,”-mësohet se tha kryeministri.
Në takim ndodhej dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka dhe detyrën e koordinatorit politik i qarkut të Lezhës si edhe deputeti Tom Doshi.