Ka përfunduar mbledhja për Komisionin e Zgjedhjeve në PD. Ky komision do të mblidhet sërish sot në orën 13:00 për të miratuar rregulloren për zgjedhjet e 22 korrikut.
Mësohet se nga kjo mbledhje është vendosur që Basha dhe Selami do të mund të dalin edhe bashkë për të bërë fushatë. Shtatë anëtarët kanë përcaktuar se fushata e dy kandidatëve do të jetë përgjithësisht e veçantë, por do të ketë edhe ditë kur së bashku do të jenë në të njëjtën degë.
Kandidatët për kreun e PD-së do të hartojnë një plan për fushatën. Në mbledhje morën pjesë Eduard Selami dhe Lulzim Basha. Plani i fushatës do të publikohet nga kreu i komisionit Jemin Gjana.
(J.V/Shuplaka)