Shqipëria është mundur me rezultatin 0-1 në takimin miqësor kundër Norvegjisë në “Elbasan Arena”.
Miqësorja është mbyllur me golin e shënuar në minutën e 70-të nga Norvegjia. Tentativat e kuqezinjve ishin të pakta për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje pasi edhe Norvegjia tregoi shumë aftësi në fushën e lojës.
Mbrojtësi që u fut në pjesën e dytë e kishte ndeshjen e parë me kombëtaren dhe debitimi i tij ishte mëse i përkryer.
(M.Q/Faxweb)