Fax News rikthehet sërish në kanionin e Holtës në Gramsh, aty ku prej tetorit të vitit të kaluar ka nisur ndërtimi I një hidrocentrali. Pavarësisht se është shpallur monument Kulture, kjo nuk ka penguar dhënien e lejes për ndërtimin e veprës më të re energjitike. Sipas ligjit për Monumentet e Natyrës, diga e HEC-it dhe punimet e tjera duhet të ndërtoheshin mbi 200 metra larg hyrjes së kanionit, por realiteti tregon të kundërtën.
Në shkelje të plotë të ligjit diga nuk është ndërtuar më larg se 135 metra larg hyrjes. Burime për Fax News bëjnë me dije se dëgjesat publike me banorët e zonës janë kryer në muajin nëntor të vitit 2018, ndërsa KKT-ja e kishte miratuar lejen për shfrytëzimin e basenit ujor qysh në muajin prill të vitit 2018.Ishte Firma private “Era Hydro”, e cila fitoi koncesionin për HEC-in dhe filloi ndërtimin me vlerë 460697625 leke . Aktualisht makineritë nuk janë në punë, por ajo cka konstatojmë nga hera e fundit që ishim këtu jo më larg se një muaj më parë është fakti se punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe sipas projektit mbyllen ne vitin 2020. Është fakt se 2-3 vitet e fundit gjatë muajve të verës, për bukuritë natyrore, por edhe për ujërat termalë që ndodhen në brendësi të kanionit, vendi vizitohet nga mijëra turiste të huaj dhe vendas. Sipas banorëve, ndërtimi I Hidrocentralit do të ndikojë negativisht në rënien e vizitorëve, ndaj ata kërkojnë mbrojtjen me forcë të pasurive kombëtare. Të vetmit që mbështesin ndërtimin e veprës më të re energjitike mbi kaskadën e lumit Holtë janë banorët e fshatit Liras në Gramsh, të cilët shpesh herë janë përmbytur nga lumi. Ata shpresojnë se ulja e nivelit të ujit do ti japë fund përmbytjeve të tyre të përvitshme dhe dëmëve të shkaktuara në bujqësi.
Sikurse duket nga pamjet firma ka bërë punime në hyrje të kanionit, ka gërryer shtratin e lumit, ka marrë zhavorr, madje ka bërë edhe një mur ngjitur me hyrjen e kanionit. Inxhinjeria e punimeve Bukurie Kënga thotë se murin e kërkuan vetë banorët për të mbrojtur tokat nga erozioni. Znj Kënga sqaron detajet teknike të projektit dhe garanton se ai nuk e dëmton Kanionin e Holtës, pasi nuk është digë por vepër marrje.
E pyetur se përse nuk janë respektuar kriteret ligjore atë të ndërtimit të veprës 200 metra nga Kanioni, inxhinjeria nuk di të japë një përgjigje.
Për ndërtimin në fjalë nuk janë pyetur zonat e mbrojtura, pasi vendi është “Monument Kulture” . Ndërkohë, pavarësisht se pushteti local pretendon se roli I tyre ka qënë minimal sërish e ka dhënë firmën.
Vec kreut të grupit parlamentar në dëgjesë ishin edhe dy minsitrat e linjës, ajo energjitike Belinda Balluku dhe Ministri I Mjedisit Blendi Klosi. Vec banorëve të zonave përreth, cuditërisht në dëgjesën pa praninë e medias nuk mungoi prezenca e adminsitratës së bashkisë Gramsh, por edhe asaj Elbasan, të cilët nxituan të zbarkonin me mjetet e tyre në Holtë. Një dëgjesë e cila kryhet pasi zona pranë kanionit tashmë është e betonizuar. Ende nuk dihet fati i lejes nëse do të anullohet apo jo, por është fakt se edhe nëse do të anulohet për shkak të reagimit masiv, kostoja e shtetit shqiptar sërish është e lartë. Ndërkohë ditën e nesërme shoqëria civile, por edhe opozita ka planifikuar një protest për mbrojtjen e kanionit të Holtës, i cili mbart vlera të shumta historike e kulturore.
Gazetare Entela Duka