Vetëm pak minuta më parë është mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë. Pas mbylljes së numërimit të votave KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Nga votat e pranuara nga 232 qendra votimi, numri i fletëvotimeve të vlefshme është 86321, ndërsa 4337 vota janë të pavlefshme. Sipas KQZ-së Vetëvendosja është forca e parë politike në Prishtinë.
Votat më të mëdha në Prishtinë i kanë fituar:
- VV: 36.228 vota (42,10%).
- LDK-AKR-Alternativa: 29.711 (34,52%).
- PDK-AAK-NISMA: 17.141 (19,92%).
(J.V/Shuplaka)