Artan Hoxha është zgjedhur si Rektor i Universitetit të Tiranës. Numërimi i votive ka përfunduar dhe rezultoi se Hoxha fitoi me 348 vota, ndërkohë që 176 pedagogë votuan për Mimoza Hafizin dhe 122 për Kozeta Sevranin.
Më parë, Artan Hoxha mbante postin e dekanit në Fakultetin e Drejtësisë. Ndërsa ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi shpalli kandidaturën e saj si rektore në Universitetin e Tiranës për zgjedhjet e 30 Korrikut duke thënë në një intervistë për Fax News se gjithçka u bë që të mos linte në krye persona që i konsideron se kanë “kapur për fyti” Universitetin.
Ndërsa rektorja e re e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës është shpallur Suzana Golemi. Nga numërimi i votave të pedagogëve, ka dalë fituese me 2 vota diferencë ndërkohë që po numërohen votat e studentëve por në bazë të formulës, pritet që të mos ndikojnë në këtë rezultat.
Golemit ja dhanë fitoren bindëse dy fakultete, ai i Shkencave të Natyrës ku ishte vetë dekane dhe Drejtësia, ku fitoren e ka patur me bindëse. Përballë saj në këtë gare ishte Adem Bekteshi, rektori në detyrë.
Ndërsa fitoren për rektore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës e mori Kseanela Sotirovski me 90% te votave pro.
Roland Zisi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Rreth 4695 studentë dhe 202 personel akademik, kanë votuar sot autoritetin drejtues të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”.
Në Universitetin e Gjirokastrës kanë zgjedhur që të zgjidhet si rektor. Prof. dr. Skënder Topi me 89.4% të votave. Në Universitetin e Korçës është shpallur rektor Dhimitër Bello i cili kandidonte kundër Lenci Ekonomit.
Fatbardh Sallaku zgjidhet rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.(A.M/Faxweb.al)