Në bashkinë e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ka rezultuar fituese me 29 499 vota ose 59,43% Partia Socialiste.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i të 232 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 59,43% të votave ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12 521 vota ose 25,23% të tyre.
Forcë e tretë në këtë qark renditet Partia Mundësia me 3671 vota ose7,4%, e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1947 vota ose 3,92%.
Ndërkohë Lëvizja Bashkë ka marrë 718 vota ose 1,45%, e ndjekur nga Partia Koalicioni Euroatlantik me 463 vota ose 0,93%, dhe Partia Socialdemokrate me 288 vota ose 0,58%.