Ka përfunduar numërimi i votave për Kamzën dhe Vorën. Kujtojmë se votimin për këto bashki ishte elektronik.
Nga rezultatet e KQZ:
Kamëz:
Rakip Suli ka fituar me 60.65% votues në Kamzë.
Më poshtë kandidati i BF Arjan Xhavit Hoxha me 35.11 %
Një humbje të thellë shënon PD me kandidat Bilbil Bajraktari me vetëm 4.24% të votuesve.
Vora:
Partia Socialiste ka arritur të fitojë në Vorë. Blerim Shera është shpallur fitues me 74.28 % me një diferencë të thellë nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Indrit Hoxha.
Ai ka marrë vetëm 25.72 %. Në total janë numëruar 36 QV nga 44 në total. Edhe numërimi i qendrave që kanë mbetur, duket se nuk do e ndryshojë rezultatin.