Procesi filloj ne oren 9:00 dhe u mbyll ne oren 18:00 ,ne ambientet e kinemase se qytetit.
Kandidatët për Kryetar dege PD Mallakastër ishin Astrit Adem Xhafaj dhe Resmi Bilbil Shanaj, dy kandidatura të propozuara nga vetë strukturat e PD.
Fitues u zgjodh Resmi Bilbil Shanaj arsimtar me 277 vota kunder 80 votave dhe 12 vota te pavlefshme
Fituesi Shanaj u shpreh se dera eshte e hapur per te gjithe demokratët. Deputeti Luan Baçi si i deleguar i Partise Demokratike për qarkun Fier ka qene prezent ne keto votime.
Mallakastra është e para që voton, ndërsa këtë proces e ka cilësuar si tepër të rëndësishëm, pasi sjell në kutitë e votimit të gjithë antarësinë, pas ndryshimeve që përfshinë PD .