Përfundon numërimi për kreun e PD nëDibër, fitues shpallet Ilir Krosi me 528 vota. Ndërsa kandidati përballë tij nuk arriti t% siguronte mëshumë se 148 vota.
Në total u shpallën të pavlefshme 5 fleta votimi.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Dibër. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dibër u shpall z. Ilir Krosi me 77% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në njoftim.
Discussion about this post