16:21 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përfundon pas 6 vitesh “Të harruarit”, në pranga dy persona dhe dy të tjerë në kërkim

13:30 | 31/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Turqia drejt Shqipërisë me 2,5 kg heroinë, në pranga 41-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, me finalizimin e operacionit “Të harruarit” pas gjashtë vitesh hetim.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Autoritetet Policore të Malit të Zi.

U krye arrestimi i shtetasve: Blerim Brahimi, 36 vjeç dhe Shemsi Xhaka, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Detaje të policisë:

Shkodër, finalizohet operacioni ” TË HARRUARIT “.

Operacioni pas një hetimi disa vjeçar, nisur prej vitit 2011. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Autoritetet Policore të Malit të Zi.

Gjatë operacionit arrestohen dy shtetas, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është finalizuar me sukses Operacioni Policor i Koduar ” TË HARRUARIT “.

Ky operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi “Proaktiv” disa vjeçar, zhvilluar nga shërbimet e Specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Autoritetet Policore të Malit të Zi.

Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, për të cilit u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë , ku është caktuar masa e sigurisë Arrest në Burg “ për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, per shtetasit:

Blerim Brahimi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,

Shemsi Xhaka, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,

të cilët u kapën dhe u ndaluan gjatë operacionit. Ndërsa dy shtetasit e tjerë, L.D dhe M.V janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre. Shtetasit e mësipërm dyshohet se në vijimësi, merreshin me trafik të lëndëve narkotike Cannabis Sativa, duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi.

Vijon Operacioni për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drogeShkoder
Pas

Meta: Të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë

Para

Pas tërheqjes nga politika, Sazan Guri bën një deklaratë të habitshme për jetën seksuale (VIDEO)

Para
Pas tërheqjes nga politika, Sazan Guri bën një deklaratë të habitshme për jetën seksuale (VIDEO)

Pas tërheqjes nga politika, Sazan Guri bën një deklaratë të habitshme për jetën seksuale (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Igli Tare drejtor sportiv te Milani? Mediat italiane: Është shumë pranë nënshkrimit të kontratës

OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

“Lufta e ftohtë” e tarifave të Trump, Evropa e Shqipëria në pasiguri ekonomike. BSH: Po frenohen investimet e huaja

KMDLNJ dënon ashpër kërcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë me urgjencë!

I kishte shpëtuar operacionit ‘Besa’ në Milano, arrestohet i fshehur në Bolzano 37-vjeçari shqiptar! Ishte i dënuar me 7,4 vite burg për trafik droge, pjesë ‘kyçe’ e grupit mafioz

Mbretëria e Bashkuar pezullon negociatat me Izraelin për marrëveshje tregtare, ministri i Jashtëm britanik: Nëse nuk lejoni futjen e ndihmave, do të…

Rihapet liceu francez/ Korçë, Filo: Macron e mbajti fjalën, shkolla rinis pas një shekulli

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

Pasi dështoi me rezultatin e PL-së në zgjedhje, Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi! Ne do mbrojmë votën e lirë

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.