Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Lihtenshtejn në Elbasan Arena, por ende asnjëra nga skuadrat nuk ka shënuar gol.
Në fakt kuqezinjtë e kanë nisur lojën me vrull, por pavarësisht se kanë patur shumë shanse nuk kanë arritur të shënojnë gol.
Rastin më të artë e ka pasur Llullaku në minutën e 38, e cili merr bukur topin me gjoks në pozicion ballor dhe pastaj provon portën me një kthesë, por topi kalon mbi tranversë.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë për Kombëtaren Shqiptare, e cila pas më shumë se 5 viteve e gjysmë në pankinë nuk do të ketë më De Biazin, por trajnerin e ri Christian Panucci.
Formacioni për dy skuadrat:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli Memushaj, Abrashi, Basha, Roshi, Grezda, Llullaku
Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik. (D.D/Shuplaka)