Ka përfunduar pjesa e parë mes Spanjës dhe Shqipërisë. Ekipi spanjoll po fiton me rezultatin 3-0 dhe duket se pas Gjermanisë dhe Anglisë do të jenë spanjollët që do të presin biletën për në Rusi.
Kuqezinjtë tanë janë munduar të luajnë duke i’u afruar shpesh portës se Spanjës por pa e rrezikuar.
Baraspesha mes Shqipërisë dhe Spanjës për sa i përket rezultatit ka zgjatur vetëm 15 minuta. Spanjollët në minutën e 16-të kanë shënuar duke kaluar në avantazh.
Për vendasit ka shënuar Rodrigo i cili pasi mori një top nga mesfusha dhe me mbrojtësin kuqezi në shpinë arriti të godasë në portë duke mos i lënë ndonjë mundësi Berishës.
Por spanjollët nuk janë mjaftuar me kaq pasi në minutën e 24 ka shënuar mesfushori Isco ndërsa pët të mbyllur llogaritë me kuqezinjtë ka menduar Thiago Alcantara i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga e djatha. (B.H/Shuplaka)