13:21 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfundon Prifest, kjo është lista e filmave e aktorëve fitues

19:50 | 22/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kulturë, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon Prifest, kjo është lista e filmave e aktorëve fitues

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Prifest” mbrëmë e ka përmbyllur edhe edicionin e sivjetmë, i cili ishte i 11-ti me radhë.

Mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë europiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës.

Të gjitha këto net janë përcjellë nga Klan Kosova, përkatësisht nga emisioni Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin
Të dielën mbrëma, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me fillim nga ora 21:00, është mbajtur edhe ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11 të PriFest.

Mes një konkurrencë shumë të fortë, me filma nga shumë shtete të botës, nga Hong Kongu, e Korea e Jugut, e deri tek Ekuadori e Sh.B.A., dhe shumë shtete të ndryshme të Europës e rajonit e edhe filma të Kosovës, juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur që fituesit e programeve garuese të PriFest të jenë këta:

Programi garues i filmave Ballkanit – Kinamaja Mjaltë dhe Gjak

Filmi më i mirë: ‘Streha mes reve’ nga regjisor Robert Budina/ Shqipëri-Romani
2.Regjisori më i mirë: Mahmut Fazil Coskun, për filmin “The Announcement”/ Turqi-Bullgari
Aktori më i mirë: Arben Bajraktari, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri
Aktorja më e mirë: Irena Cahani, nga filmi “Streha mes reve”/ Shqipëri
Programi garues i filmave Europian

Filmi më i mirë: ‘Consequences’ nga regjisori Darko Stante/ Slloveni

Çmimi special i jurisë për aktorin Vladimir Mishukov, në fimin Elephants Can Play Football, nga regjisori Mikhail Segal/ Rusi
Mirënjohje speciale/ për Zoe nga filmi ‘The days to come’/ Spanjë
Programi Garues i filmave të metrazhit të mesëm

Çmimi për filmin më të mirë: ‘Let’s the death be alive’, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen/ Francë

Programi Garues i filmave dokumentar

Dokumentari më i mirë: ‘Blue Breath’ nga regjisori Rodrigo Areias/ Portugali-Finlandë-Francë
Mirënjohje speciale: Filmi ‘Miel Emile’ nga Peter Von Houten/Holandë
Programi garues i filmave studentorë

Çmimi për filmin më të mirë: ‘Colour Cage’ nga Daniel Reascos/ Ekuador
Çmimi FIPRESCI e fitoi filmi “The Announcement” nga regjisori Mahmut Fazil, i cili ishte pjesë e programit garues të filmave të Ballkanit.

Juria e mediave çmimin e dedikoi për filmin “The days to come”, nga Calos Marques Marcet, Spanjë, i cili ishte në garë në programin e filmave Europian.

Ndërsa, Juria e Pavarur e Studentëve, çmimin e dhanë për filmin “Let’s the death be Alive”, nga regjisori Uriel Jaouen Zrehen, i cili ishte në garën e programit të filmave të metrazhit të mesëm.

E filmi më i votuar nga publiku i dedikohet filmit shqiptar “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar”, me regji nga Kushtrim Bekteshi/ Maqedoni.

Ceremonine e ndarjes se cmimeve mund ta ndiqni te plote ne linkun me poshte:

Pas

“Asgjë nuk është realizuar”/ 3 vite nga Reforma në Drejtësi, Kryemadhi: “Rilindja” e ka deformuar me vetëdije të plotë

Para

Inagurimi i “Poli i Drejtësisë”, Moses: SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

Para
Inagurimi i “Poli i Drejtësisë”, Moses: SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

Inagurimi i "Poli i Drejtësisë", Moses: SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Po Dokumentojmë Farsën Zgjedhore, Protestat Do Nisin Në Shqipëri dhe Jashtë Vendit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.