Ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit edhe në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve, vihet re se nga 33700 zgjedhës që kanë marrë pjesë në votime, kandidati i Partisë Socialiste Dritan Leli ka marrë 29700 vota gjithsej, përballë kandidates së Bindjes Demokratike Valbona Mezini e cila ka marrë 1825 vota.
Nga numërimi mësohet se janë rreth 1854 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Por Vlora nuk është e vetmja që ka rezultuar me një shifër kaq të lartë të zgjedhësve që e kanë hedhur votën si të pavlefshme në kutitë e votimit. Në Tiranë sipas raportimeve paraprake mësohet se rreth 11 mijë votues kanë bërë të njëjtën gjë ndërkohë që në kryeqytet janë numëruar903 nga 919 kuti (lexo këtu).
Discussion about this post