Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në mbyllje të protestës së opozitës e cila u zhvillua përpara Parlamentit dhe që më pas protestuesit shkuan tek godinës e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, përshëndeti dhe falenderoi qytetarët për pjesmarrjen si dhe deklaroi se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
“Dua t’ju përshëndes dhe uroj për këtë betejë të sotme për të arritur në një fitore të sigurtë. T’ju përshëndes edhe në emër të z.Bashës i cili po zhvillon një sërë takimesh në Bruksel, ato janë të suksesshme dhe janë pjesë e fitores që na pret. Kemi nisur një betejë e cila do të shkojë drejt fitores. Sa më shpejt ta kuptojnë aq më mirë edhe për ta”.
Më tej Paloka shtoi se, “nuk ka asnjë forcë që na ndal qytetarët për të drejtat e tyre, nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të demokracia të rikthehet në Shqipëri. Me forcën tuaj ne do të vijojmë protestat në këtë rrugë që kemi nisur për ti shkuar deri në fund ”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)