Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi sot se “mobilizimi i pjesshëm” i shpallur në shtator ka përfunduar.
Në takimin e tij me presidentin Vladimir Putin, i cili u transmetua në televizionin shtetëror , Shoigu tha se 82,000 rekrutët janë dërguar tashmë në zonën e luftës dhe 41,000 prej tyre janë bashkuar tashmë në njësitë ushtarake, ndërsa 218,000 të tjerë janë në qendra stërvitore .
Putin falënderoi ushtarakët dhe familjet e tyre dhe përshëndeti “patriotizmin” e tyre.