03:22 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfundon seanca, ja vendimi që u mor për Ervis Martinajn

17:24 | 03/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon seanca, ja vendimi që u mor për Ervis Martinajn

Ka përfunduar séanca për caktimin e masës së sigurisë nga gjykata e Tiranës për Ervis Martinajn, i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në 4 tetor në ish-Bllok.

Vendimi për Martinajn do të merret ditën e nesërme në orën 11:30. Martinajt i mbaron afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg.

Prokuroria ka paraqitur prova të reja për Ervis Martinajn që rëndojnë pozitën e tij, mbetet për t’u parë se çfarë vendos gjykata nesër. Prokuroria ka kërkuar që të ndryshojë masa e sigurisë për Martinajn, nga 30 ditë burg, në burg pa afat.

Në provat e reja të paraqitura, sipas prokurorisë dy prej armëve që janë përdorur në këtë ngjarje rezultojnë të zhdukura, ndërsa në duart e Martinajt janë evidentuar gjurmë baruti.

“Ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes: Konkluzion: “Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”, thuhet në një raport të p[rokurorisë, me të cilin është njohur sot dhe avokati i Martinajt.

Ndërsa ndër armët e përdorura atë natë ku në përplasjen me armë të ndodhur në vetëm 60 sekonda nga ku mbeti viktimë Fabian Gaxha dhe u plagos Eljo Hoti dhe biznesmenin Martinaj nga hetimet e prokurorisë dhe krahasimet balistike rezulton se është një armë e cila është përdorur dhe afro një vit më parë në Tiranë në një konflikt të ndodhur në një lloto sport më 26 shtator 2017.

Mëngjesin e sotëm burime nga prokuroria bënë me dije se shumë informacione të vlefshme janë marrë dhe nga ekspertiza që i është bërë në Izrael telefonit të Martinajt, ku ai rezulton se ka komunikuar me miqtë e tij pak para përplasjes me armë.

Sipas prokurorisë nga veprimet e kryera deri ne kete moment procedurial ka dyshime te bazuara ne akte se shtetasi Ervis Martinaj eshte i pajisur me nje tjeter pasaporte si shtetas kosovar me emrin Admir Koca. Pas komunikimit me njesite e bashkepunimit nderkombetar dhe koordinimit per verifikim ka rezultuar se shtetasi Ervis Martinaj, disponon nje tjeter pasaporte me identitetin Admir Koca, te cilen e ka perdorur edhe per te dale jashte kufijve te Shqiperise, dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Dokumentohet në këtë mënyrë qartazi rreziku i ikjes se shtetasit Ervis Martinaj. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës pasi dyshohet se i hetuari Ervis Martinaj mund të ketë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 189 i K.Penal,

Po ashtu në përgjime Martinaj i kërkonte Hatos dhe Gaxhës që të shkonin te lokali i Popescut dhe të merrnin me vete dhe armët, çka tregon që ky nuk ka qenë një takim i rastësishëm, siç ai ka pretenduar më herë në deklarimet e tij.

Pjesë nga dosja e prokurorisë: 

Nga akti i ekspertimit teknik-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar këto të dhëna me rëndësi për hetimin :

Në rrjetin whatsapp më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime :

Ora 21.12 komunikon me numrin 0699470854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.

Ora 21.16 komunikon me numrin 0682145816 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vete” dhe ora 21.45 “Ku je?”.

Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699470854, ndërsa me emrin San numri 0682145816

Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699187239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19 :

Ku je (shkruan E.Martinaj)

afrohu

Po pres Olsin me ik me taku (shkruan Aldoo)

Te local

Ols

Ols

Mos bono

Ca veni je

Lidhu me cunst

Afroh

Me arm

Ok

Ndalo para lokalit arit

Ok

Erdhem

Jam me Olsin

Qunat po vin

Po cunat

Afroji

Po sapo dalin nga shpija

Ti ku je

Un per 1 sekond aty

Cunav te dyqani redit rrobave afroh

A erdhe

Po te lokali arit jam

Ku

Po ashtu, rezulton një komunikim 18.58 e në vijim me kontaktin e regjistruar Aldoo ku bëhet fjalë komunikimi “marum me kret…të dyja…po ju dhashë për 3 cop…pse…edhe për 1 g…G kujt..ati me porch…”

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Ervis Martinaj
Pas

“Mbytet në lumë gruaja nga Fieri”, deputeti i bën thirrje Ramës

Para

Mbytet në lumë 55-vjeçarja, trupi ende i pa gjetur, banorët: Nuk ka polumbarë për kërkime

Para
Mbytet në lumë 55-vjeçarja, trupi ende i pa gjetur, banorët: Nuk ka polumbarë për kërkime

Mbytet në lumë 55-vjeçarja, trupi ende i pa gjetur, banorët: Nuk ka polumbarë për kërkime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.