Në seancën e sotme plenare e cila u shoqërua me tensione dhe protesta nga opozita u rihodh në votim lista për KLGJ-në dhe KLP-në. Kështu paralamenti ka rrëzuar listat e kandidatëve për herë të dytë duke mos i miratuar. Të dy listat morën nga 73 vota, një abstenim dhe asnjë kundër. Në këto kushte, lista rrëzohet për herë të dytë dhe procedura përsëritet në nënkomision.
Në listën që u propozua për herë të dytë në Kuvend janë bërë disa ndryshime, por për opozitën i gjithë procesi ka qenë i ndikuar politikisht. Në mënyrë që lista, që do të votohet në bllok të kalojë, në Kuvend duhen 94 vota.
Lista me emrat kandidatë në KLGJ
Fatos Lazimi, në radhët e avokatisë
Fatmira Luli, në radhët e avokatisë
Maksim Qoku- në radhët e pedagogëve
Mirela Bogdani, në radhët e pedagogëve
Laureta Llagami, shoqëria civile
Lista me emrat kandidatë në KLP
Gëzim Allaraj, në radhët e avokatisë
Floreta Gjini, në radhët e avokatisë
Enjeta Sema, në radhët e pedagogëve
Gent Ibrahimi, në radhët e pedagogëve
Andi Murataj, Shoqëria civile
(M.Q/Faxweb)