Ndeshjet e ditës së sotme kanë qenë të fundit për këtë vit në kampionatin shqiptar. Tirana nuk i’a ka dalë të mbijetojë pasi ka dalë barzim me Vllazninë në një ndeshje ku vetëm fitorja i bënte punë.
Ekipi bardheblu vitin tjetër do të luajë në kategorinë e parë. Kjo është hera e parë në historuinë e saj që bie nga kategoria.
Ndërkohë në 3 ndeshjet e tjera ka fituar Laçi dhe ka barazuar Skëndërbeu, ekipi i Kukësit i cili është shpallur kampion javën e kaluar në fitoren me Skëndërbeun ka humbur me Luftëtarin.
Laci-Teuta 2-1
Skenderbeu-Partizani 2-2
Luftëtari-Kukësi 1-0
Të rrezikur për të rënë ishin Laçi, Flamurtari, Vllaznia dhe Tirana.
Tiranën e shpëtonte vetëm fitorja dhe një kombinim i vështirë ku duhej që Laçi dhe Flamurtari të dilnin barazim dhe më pas të llogariteshin pikët që skuadrat i kanë marrë njëra tjetrës në ndeshje direkte. Nëse ndodhte kështu ekipi që do zbriste në kategorinë e parë do të ishte Laçi.(B.H/Shuplaka)
.