Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas takimit me aleatët opozitarë për protestën e nesërme. Basha tha se pjesëmarrja nesër në protestën e opozitës do jetë gjigante, pasi qytetarët nuk kanë më dyshime për qeverisjen e Ramës.
Basha shtoi se protesta do jetë e qetë prandaj iu bëri thirrje qytetarëve të vijnë në protestë.
“Nuk do të jetë luftë, do të jetë një protestë paqësore. Banditët e kanë vendin para drejtësisë. Koordinuam çdo gjë me aleatët. Do të ketë një pjesëmarrje masive, gjigante. Qytetarët nuk kanë dyshime, qeveria është e kapur.”tha Basha.
(F.G/Faxweb)