Fax News bën me dije se pak minuta më parë ka përfunduar takimi në Ministrinë e Jashtme, mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushtatit dhe homologut grek Nikos Kotzias.
Takimi mes dy ministrave të jashtëm ka nisur në orën 12 dhe ka zgjatur për rreth tre orë.
Mësohet se takimi ka pasur disa qëllime. Së pari u diskutua për për përcaktimin e një date për takimin mes kryeministrave Rama dhe Cipras por ende nuk ka një informacion zyrtar.
Është diskutuar edhe plotfuqishmëria e dhënë nga presidenti Meta për grupin negociator të Minstrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Takimi i sotëm mes ministrave të jashtëm i treti në rradhë që bëhet për marrëveshjen e detit, pas atij të Korçes dhe Atij të Tiranës.
Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.
Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Burimet e fax News nuk konfirmojnë dyshimin se Kotzias ka deklaruar se “po të përmendej fjala Çamëri do të largohej nga takimi”.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post