Ka përfunduar takimi midis kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me partitë aleate, konkretisht me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi, kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i PDK-së Nard Ndoka si dhe kreu i PAA, Agron Duka.
Në një prononcim për mediat, krerët e partive aleate u shprehën në mbështetje të vendimit për djegien e mandateve.
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha sot zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament. Ai tha se vendimi i u mor me unanimitet.
Fatmir Mediu: Ky do të jetë një vendim unanim i të gjithë kandidatëve për deputet. Jemi në një situatë problematike dhe kjo nuk është një situatë parlamentare.
Vangjel Dule: Opozita është në kushtet e realizimit të misionit të saj. Një mision që nuk mbaron me djegien e mandateve. Ky koalicion opozitar është ai që drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, shtetin e së drejtës, demokraci funksionale, integrimin në BE. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë.
Nard Ndoka: Në fakt kryetarët folën qartë. Në fakt ata folën edhe për mandatin e kryeministrit, ai duhet ta lexojë qartë mesazhin e qytetarëve.
Dashamir Shehi: Sa kohë të jetë Rama aty, aty do na shifni bashkë. Kjo punë është e mbyllur. Ato mandate s’na bëjnë ndonjë vlerë të madhe. Do bëhemi dhe më shumë.
Agron Duka: Unë jam për zgjidhje institucionele, por përderia përderisa opozita ka marrë vendimin për djegien e mandateve, ne do i djegim, nuk do hymë në parlament.
(M.Q/Faxweb.al)