Ka përfunduar takimi mes zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesit të policisë së Shtetit Ardi Veliu me drejtuesit vendor të policisë së Shkodrës.
Gazetarja e ‘Fax News’ Emi Kalaja raporton se krimet e ndodhura gjatë verës në Shkodër, goditja e personave me precedentë penalë dhe rritja e rolit të policisë së shtetit në ruajen e rendit dhe sigurisë ishte në fokus të takimit. Zv. ministri ka lexuar para titullarëve të bluve të Shkodres edhe urdhrin e parë të tij për imazhin e efektivëve gjatë dytyrës në rrugët e qytetit.
Takimi me drejtuesit e policisë ka zgjatur rreth dy orë. Pjesë e diskutimeve është shtimi i kontrolleve në qytet. Vizita e Lleshajt në Shkodër vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në Shkodër që tronditën qytetin verior.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post