Sapo ka përfunduar takimi me dyer të mbyllura që po zhvillohej prej një grupi nismëtarësh për krijimin e një partie të re të quajtur “Bindja Demokratike”.
Pas takimit i cili ka zgjatur për rreth 3 orë asnjëri nga pjesëmarrësit nuk ka preferuar të prenoncohet para mediave por me shumë gjasë gjatë ditës së nesërme do të bëhet prezantimi i kësaj partie në ambjentet e “Hotel Tirana.
Personat që kanë marrë pjesë në këtë tëkim janë treguar tepër hermetik mbi ato çfarë kanë diskutuar si edhe për hapat që do të ndjekin në vijim. Ajo çfarë është e kuptueshme dhe e pandryshueshme mbetet se asnjëri prej tyre nuk e kanë hedhur poshtë argumentin se ditën e nesërme do të ketë një zyrtarizim dhe prezantim publik të kësaj partie.
Partia më e re shqiptare, Bindja Demokratike, do të regjistrohet së shpejti në Gjykatën e Tiranës. Edhe pse në fillim u përfol se kryetare e kësaj partie do të ishte Rudina Hajdari, deputetja e opozitës së re tashmë është tërhequr duke i’a lënë vendin një tjetër ish-deputeti.
Hajdari përmes një reagimi në rrjetet sociale paraditen e sotme, ka mohuar krijimin e partisë ‘’Bindja Demokratike”, edhe pse sipas saj vendi ka nevojë urgjente për një elitë të re politike.
Sipas saj një nga prioritetet kryesore të deputetëve të rinj të Parlamentit është ndryshimi i sistemit politik, ku të zgjedhurit të mund të caktohen direkt nga qytetarët, dhe jo nga krerët e partive (lexo këtu).
Nga burime për Faxweb.al në krye të kësaj partie do të jetë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)