Ka përfunduar takimi mes Presidentin Ilir Meta dhe kryeminstrit Edi Rama. Takimi mes tyre erdhi me kërkesë të kryeministrit, një ditë pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.
Në arsyetimin e tij,Presidenti tha se ende nuk ka krijuar bindje për kanditaturën e Lleshit.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhej në njoftimin e shkutër të Presidencës.
Pas dorëheqjes së Xhafës Rama njoftoi se kishte emëruar gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.
(J.D/Faxweb.al)