Ka përfunduar takimi mes përfaqësuese së lartë të BE-së Frederika Mogherinit dhe presidentit Ilir Meta. Takimi zgjati përreth 30 minuta, ndërsa Mogherini shoqërohej nga ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin.
Vizita e Mogherinit në vendin tonë vjen vetëm një ditë pas rekomandimit të çeljes së negociatave për Shqipqërinë nga ana e Komisionit Europian.
Mogherini pas Metës i është drejtuar kryeministrisë ku do të pritet nga Edi Rama. Pas takimit nga ana e të dyve do të ketë një konferencë për mediat.
Po ashtu përfaqësuesja e lartë e BE-së do të takoje dhe nënkryetarin e PD-së Edi Paloka, në mungesë të Lulzim Bashës, si dhe Monika Kryemadhin.
(E.K/FAXWEB.AL)