Përfundon takimi mes Lulzim Bashës dhe ambasadorit amerikan. Takimi Basha dhe Donald Lu zgjati 40 minuta dhe u diskutua për situatën politike në vend.
Por ende nuk është e qartë nëse ambasadori amerikan ka tentuar të gjejë një zgjidhje bashkë me kryedemokratin Basha, që të djathtët t’i japin fund bojkotit dhe të kthehen në parlament. Basha dhe Lu kanë drekuar sot për rreth 40 minuta në një lokal në zonën e ish-Bllokit ku kanë diskutuar kokë më kokë.
Kujtojmë se opozita po proteston që prej datës 18 shkurt, ku kërkon largimin e kryeministrit Rama, dhe krijimin e qeverisë teknike. Po kështu demokratët po kërkojnë edhe garantimin e zgedhejve të lira dhe të ndershme që priten të zhvillohen në muajin qershor.
(J.V/Shuplaka)